Seriali i negociatave histori suksesi, apo opsion i shanseve të humbura!

Data

Pas një periudhe të gjatë pritje stresore, Shqipëria fillon serialin e hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE, me detyrat e grup kapitujve themelor për kushtet e rëndësishme të pranimit. Ky lajm përbën një ogur të mirë, për të gjithë shqiptarët që aspirojnë pranimin e vonuar në BE. Ndërsa opozita që filloj përgojimin e tyre, nuk ndien asnjë përgjegjësi sepse problemin më madhor ka izolimin e liderit të saj. Ajo po luan të gjithë gurët për ta nxjerrë nga izolimi, paçka se mbi të rëndojnë 50 prapaskena, mashtrime, afera, krime, që mbajnë vulën e tij. Por kjo opozitë e përçarë dhe mbetur në udhëkryq, larg çdo kohezioni politik e moral, duke mos u shkëputur dot nga doktrina destruktive e liderit historik, vazhdon t’u qëndrojë besnike ideve të fortesës së saj ideologjike. Lideri i tyre që mban konferenca nga ballkoni, nuk është viktimë e pozitës qeverisëse, siç duan ta argumentojnë opozitarët, as edhe e drejtësisë që po operon mbi të gjitha ngjarjet që përbëjnë krim në Shqipëri.

Ai po qëndron në izolim për marrëzitë e shumta, gjatë kohës së qëndrimit si në pushtet edhe në opozitë, të cilat nuk i lan as deti. Qeveria shqiptare që po përjeton gëzimin e hapjes së negociatave, nuk duhet të ngazëllehet duke kaluar në eufori, sepse është përpara një përgjegjësie të madhe politike e morale, për të realizuar 7 kapitujt kryesor që përmbajnë kushtet e pranimit. Në disa takime të mëparshme kryeministri Rama, i shumë përfolur nga politika brenda dhe jashtë Shqipërisë, është treguar radikal për vonesat e BE, nga që emisarët e saj raportonin në Bruksel se Shqipëria i ka përmbushur detyrimet. Kjo për faktin se ajo ishte vënë në një panel me MV, e cila kishte probleme të pa ratifikuara me fqinjët. Por me gjithë qëndrimet radikale të tij, frustimi dhe mllefi që kishte për vonesat e hapjes së negociatave, ishin një klithmë dëshpërimi, nga që BE as që e ka vënë ndonjëherë ujin në zjarr, për raportet e emisarëve të dërguar prej saj. Shqiptarët janë gjithnjë të vëmendshëm ndaj gjykimeve dhe vendimeve të BE, për vetë faktin se politika globale, e tendencave tinzare të frontit lindor, për dominimin e botës nga pozitat fizike e psikologjike, është një rrezik eminent për demoklracinë liberale.

Ky rrezik nuk ka si mos të ndihet në BP, kur Sërbia përforcon lidhjet me Rusinë me të derguarit e saj, duke hedhur poshtë cdo përpjekje të BE, për c’tensionimin e rajonit dhe afrimin e saj me BE. Invazioni Rusisë ndaj Ukrainës, flet më shumë për zgjerimin e BE, në dobi të forcimit të unitetit dhe vendimmarjeve të shpejta të saj. Megjithse hapja negociateve me Shqipërinë është një akt i vonuar, tek shqiptarët ka një reflektim historik për Evropën e dikurëshme, nga që janë kombi më i goditur dhe i vuajtur i këtij rajoni. Ky vendim ështe plotësisht i merituar për ta, në mënyrë që t’u kthehet besimi tek BE, për të qënë një histori e re brënda saj. Pranimi i fundit si antare e saj ka qënë Kroacia me 2013, por rritja e tensioneve politike globale si dhe ato në BP, bënë të lihet pas dere cështja e zgjerimit me antarë të rinj. Shqipëria ka pretenduar me të drejtë, për të mos u vnë në një peshore me kandidatët e tjerë, pavarësisht përplasjeve të brëndëshme pozitë-opozitë.

Ajo nuk ka probleme të mbetura pa kokë sic është cështja e identitetit, marrdhëniet e religjoneve fetare që janë një shëmbull për të gjithë botën, nuk ka cështje të shqetësuese me fqinjët, sepse nga Shqipëria askujt historikisht nuk i ka ardhur asgjë e keqe, përkundrazi. Këto e të tjera refleksione pozitive të Shqipërisë, e motivojnë edhe me shumë BE, për të afruar pranimin e saj si antare. Pas viteve 2013 Shqipëria ka bërë hapa të mëdha, aq sa nuk u bënë për dy dekada, sic ishte reforma institucionale, ajo politike dhe social-ekonomike, arsimi ,shëndetsia, por mbi të gjitha ringritja dhe vënia në binarë e drejtësisë inegzistente. Këto e të tjera tregojnë se Shqipëria ka potenciale për t’u transformuar në të gjitha fushat, për të qënë e denjë si antare e BE

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related