I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, Diplomati Agim Nesho, foli mbi rrëzimin e paktit Rama-Meloni nga gjykata.
Diplomati u shpreh se, Gjykata Europiane e Drejtësisë, vendet si Bangladeshi apo Egjypti i ka nxjerë si vende të cilat nuk plotësojnë kushtet dhe se shkelin të drejtat e njeriut.
Nesho gjatë deklaratës tha se, zonja Meloni po e përdor këtë situatë për efekt elektoral dhe se kjo marrëveshje nuk i intereson Shqipërisë.
Deklarata:
“Në fakt gjykata e Romës, për çështjet e emigracionit ka hedhur poshtë dhe ka bërë kërkesën, që grupi i 16 emigrantëve të parë të cilët kanë arritur në Shëngjin, të cilët shumica e tyre janë Egjiptian pjesa tjetër ishin nga Bangladeshi, quheshin si vende të sigurta, nga një aprovim me direksion të ekzekutivit si vënde të sigurta në një deklaratë të bërë nga qeveria italiane, të 22 vendeve të sigurta ku përfshiheshin Bangladeshi, Egjypti dhe Shqipëria.
Gjatë kësaj kohe, Gjykata Europiane e Drejtësisë ka thënë se, vende të tilla si Bangladeshi dhe Egjypti nuk plotësojnë të njëjtat kushte dhe si të tilla nuk duhet të klasifikohen dhe se shkelin të drejtat bazë të njeriut.
Gjykata e Romës duke ditur që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Romë, si një gjykatë që prevalon të gjitha vendimet e gjykatave të tjera dhe që kanë pranuar tashmë çdo vendim të këtyre gjykatave si të zbatueshme brënda vendeve të tyre, sigurisht e mer në shqyrtim këtë vendim.
Qeveria italiane, zonja Meloni ka kërkuar një mbledhje ditën e hënë të cilat këtë direktiv ekzekutiv kërkon ta kthejë në ligj, për të patur mundësi për ta apeluar dhe ta qojë deri në Gjykatën e lartë, për të thënë që është qeveria dhe ekzekutivi që përcakton sigurinë e shteteve dhe nuk janë Gjykatat që mund të vënë në diskutim këtë gjë.
E gjithë kjo marrëveshje tregon se ku është futur Shqipëria. Në një marrëveshje që duket gjithnjë e më tepër duket një marrëveshjë klienteliste që nuk i përket Shqipërisem.
