“Seanca për protestuesit e ndaluar, deputetët e PD të pranishëm në gjykatë”

Data

Këtë të mërkurë do të zhvillohet në Gjykatën Penale të Tiranës seanca për konfirmimin e masave të sigurisë ndaj katër protestuesve të arrestuar gjatë protestës së opozitës, e mbajtur të hënën përpara Kryeministrisë.

Para ambienteve të gjykatës janë paraqitur edhe disa deputetë të Partisë Demokratike në mbështetje të protestuesve të ndaluar. Të pranishëm janë deputetët Klevis Balliu, Flamur Noka, Bledjon Nallbati, si dhe avokati Marash Logu.

Policia njoftoi një ditë më parë se kishte arrestuar katër persona, të cilët akuzohen se gjatë protestës kanë hedhur lëndë djegëse molotov dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë. Sipas uniformave blu, shtatë persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Po ashtu, policia bëri me dije se ka nisur hetim edhe ndaj Ervin Minarollit, me detyrë sekretar organizativ i Partisë Demokratike, në kuadër të ngjarjeve të ndodhura gjatë protestës.

Si pasojë e përplasjeve, tre punonjës policie mbetën të lënduar dhe morën ndihmë mjekësore në spital, ndërsa një simpatizant i opozitës u përfshi nga flakët e lëndës djegëse të hedhur gjatë protestës.

Një ditë më parë, Sali Berisha deklaroi për mediat se dy prej personave të ndaluar ishin turistë nga Kosova dhe, sipas tij, nuk kishin asnjë lidhje me protestën e opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related