Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një videokartolinë nga Samiti Bashkimi Europian–Ballkani Perëndimor, i mbajtur ditën e djeshme në Bruksel.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare shfaqet përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së dhe atyre të rajonit, teksa shkëmben shtrëngime duarsh, përqafime dhe biseda informale gjatë punimeve të samitit.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë videokartolinë të ditës së djeshme të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të paqtë sot 🙏”, shkruan Rama në postimin e tij.
Samiti BE–Ballkani Perëndimor u fokusua në procesin e integrimit europian, bashkëpunimin rajonal dhe sfidat gjeopolitike, në një moment të rëndësishëm për të ardhmen e zgjerimit të Bashkimit Europian.
