Bajrami sulmon qeverinë: Bruceloza sëmundje infektive ngjitëse, transmetohet nga konsumi i qumështit, mishit dhe…

Data

Kryetarja e Komisionit për Bujqësinë dhe Ushqimin në Partinë e Lirisë Silvana Bajrami ka denoncuar mungesnë e angazhimit shtetëror për të luftuar Brucelozën.

“Për vitin 2024 ka dështuar totalishtë mbrojtja nga bruceloza”. “Sot Shqipëria ndodhet në një gjëndje alarmante për daljen nga kontrolli të kësaj semundjeje , duke rrezikuar përhapjen masive dhe duke prekur populacione të mëdha në kafshë dhe në njerëz”.

“E gjithë strategjia Kombëtare e realizuar ndër vite për mbrojtjen nga bruceloza dështon me mos vaksinimin sivjet të të imtave”, u shpreh Bajrami në një dalje për mediat.

Deklaratë e Kryetares së Komisionit për Bujqësinë dhe Ushqimin, Znj. Silvana Bajrami.

Përshëndetje të dashur qytetarë Shqiptarë, fermerë dhe mjek veterinarë!

Prej kohësh nuk kemi dëgjuar e as nuk jemi informuar për krerët gjedhë të infektuar me Brucelozë që hynë nga Shteti Grek në territorin Shqiptar! Denoncim i bërë nga pala greke. Krerë të cilët duhet të ishin asgjesuar,.kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por humbën edhe gjurmimin në palën Shqiptare!

Nuk ka asnjë informacion për krerët (gjedh) të infektuar., asnjë raportim ku kanë përfunduar!

Bruceloza është sëmundje infektive ngjitëse e transmetueshme nga kafshët të njeriu!

Transmetohet nga konsumi i qumështit., mishit dhe nënproduktet e tyre të kontaminuar!

Shëndeti publik është i rrezikuar!

Rrezikohen vecanerisht., fermere., veterinerë ., kasapë., mbarshtues kafshësh.,shumë persona të tjerë që janë në kontakt me këto kafshë të infektuara!

Rrezikohen konsumatoret që mund te konsumojnë qumesht e mish të infektuar!

Kjo sëmundje jep sterilitet tek meshkujt dhe aborte tek femrat!

Rrezikojmë uljen e lindshmërisë.

Po me vaksinimin e kafshëve remont të imta ( dele & dhi ) dini gjë cfarë është bërë?!

ASGJE!

“Miratimi i programit të kontrollit të brucelozës në të imta” përmban urdhërin Nr 194 datë 03.04.2023 të Ministrit të MBZHR-së dhe është dokumenti që përcakton strategjinë kombëtare për kontollin e brucelozës në të imta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related