Salianji nga Shkodra: Nuk do të ndalojmë, PD duhet të sjellë rrotacionin politik

Data

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim me demokratët në Shkodër, ku ka përcjellë mesazhin se Partia Demokratike duhet të jetë forca që sjell rrotacionin politik në Shqipëri. Pamje nga takimi janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale.

Në reagimin e tij, Salianji thekson se rrotacioni politik nuk është as hakmarrje dhe as luks, por një domosdoshmëri për funksionimin e demokracisë. Sipas tij, pushteti aktual ka humbur legjitimitetin moral dhe politik, ndërsa mungesa e përgjegjësisë qeverisëse përbën rrezik për të ardhmen e vendit.

Ai nënvizoi se për të përmbushur këtë mision historik, Partia Demokratike duhet të kalojë në një proces të thellë transformimi dhe reformimi, duke u hapur më shumë ndaj shoqërisë dhe qytetarëve. Sipas Salianjit, vetëm një PD e reformuar mund të fitojë besimin e shqiptarëve dhe të sjellë ndryshimin.

“Takimet tona nuk janë thjesht fushatë politike, por një përballje morale mes arrogancës dhe dinjitetit, mes frikës dhe guximit”, u shpreh ai, duke shtuar se koha e pushtetit aktual ka mbaruar.

Salianji garantoi se angazhimi i tij dhe i strukturave të PD-së do të vijojë pa u ndalur, me synimin për të bashkuar demokratët dhe qytetarët në çdo cep të Shqipërisë, në funksion të ndryshimit politik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related