Avokati i Popullit dhe OSBE diskutojnë reforma: drejt një institucioni më modern dhe mbrojtje më të gjerë për qytetarët

Data

Avokati i Popullit zhvilloi një takim zyrtar me kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Michel Tarran, ku u rikonfirmua bashkëpunimi për forcimin e standardeve demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Gjatë takimit, ambasadori Tarran vlerësoi institucionin e Avokatit të Popullit si një partner kyç në garantimin e të drejtave themelore në vend.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte hartimi i ligjit të ri për Avokatin e Popullit, proces që po mbështetet nga ODIHR. Ky ligj synon zgjerimin e mandatit të institucionit edhe në sektorin privat, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.

Në fokus ishte edhe modernizimi i institucionit përmes teknologjisë, me qëllim reduktimin e burokracisë dhe përshpejtimin e trajtimit të ankesave të qytetarëve.

Avokati i Popullit, Erind Shabani, theksoi nevojën për të përfshirë më shumë të rinj në përdorimin e këtij institucioni për të kërkuar të drejtat e tyre përballë administratës publike.

Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për të drejtën e votës, ku u propozua lehtësimi i procedurave për kategori të ndryshme, si studentët dhe profesionistët që jetojnë larg vendbanimit të tyre, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Në përfundim, palët u ndalën te rëndësia e bashkëpunimit rajonal për forcimin e rrjeteve që mbrojnë të drejtat e qytetarëve në rajonin e Mesdheut dhe Ballkanit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related