Petraq Milo i ftuar në rubrikën “Opinion”, ka komentuar arrestimin e ish- presidentit Ilir Meta. Ai u shpreh se arrestimi i kreut të PL kishte elementë politikë, ndërsa shtoi se duhet një procedurë e veçantë arrestimi për ndalimin e personaliteteve të larta pavarësisht akuzave.
“Nuk mund të mos ndjehem i keqardhur dhe fyer nga mënyra se si u arrestua. Do të thoja se mënyra represive e një trajtimi të tillë ka një element politik sepse pjesa e komandimit, ka një varësi direkt institucionale nga kryeministri.
Mund të jepet një lloj këshillimi, duhet të ketë një plotësim të standardeve për ndalimin e personaliteteve të larta pavarësisht akuzave. Kujt i shërben show? Show me mesazhin që të intimidohet elektorati ”, u shpreh ai.
