Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.
Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi rëndësinë e kësaj feste që vjen pas 30 ditëve agjërim, sakrifice dhe lutjesh gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Berisha uroi që kjo ditë e shenjtë të sjellë mirësi dhe begati për të gjithë besimtarët, familjet e tyre dhe për gjithë vendin.
“Pas 30 ditë agjërim, sakrificash dhe lutjesh besimtarët myslimanë festojnë me zemër të lehtësuar shpresën e pranimit të adhurimit dhe veprave të tyre nga Krijuesi,” shkroi ai.
Në mesazhin e tij, ai bëri thirrje që lutjet të shndërrohen në mbarësi, duke uruar paqe, harmoni dhe solidaritet për të gjithë shqiptarët në këtë ditë feste.
