Bayern-i në ankth, UEFA nuk jep përgjigje për dënimin e Luis Diaz — tension para ndeshjeve të Ligës së Kampionëve

Data

Bayern Munich vijon të jetë i pakënaqur me mënyrën si UEFA po trajton çështjen e dënimit të Luis Diaz, i cili u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen kundër Paris Saint-Germain një muaj më parë. Edhe pse klubi gjerman ka dorëzuar apelimin, deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Gazetari i “Sport1”, Stefan Kumberger, shpjegoi se procedura është zvarritur në mënyrë të pakuptueshme:

“Fillimisht Bayern priti vendimin, më pas kërkoi arsyetimin për të paraqitur apelimin. Apelimi është dorëzuar menjëherë, por sipas burimeve tona, UEFA nuk ka dhënë ende asnjë përgjigje. Ndeshja e radhës në Champions League është javën tjetër, dhe klubi është lënë pezull.”

Kjo paqartësi ka krijuar shqetësim në Mynih, ku drejtuesit kërkojnë siguri për planifikimin e ekipit në një fazë kritike të sezonit. Kumberger thotë se Bayern është “i irrituar” dhe e konsideron situatën të padrejtë.

Ndërkohë, shanset që pezullimi prej tre ndeshjesh të reduktohet janë të pakta.

“Besoj se dënimi do të mbetet tre ndeshje,” thekson eksperti i “Sport1”.

Luis Diaz u përjashtua pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj Achraf Hakimit, edhe pse më parë kishte shënuar dy golat që i dhanë Bayernit fitoren 2-1. UEFA vendosi ta dënojë me tre ndeshje, vendim që te drejtuesit bavarez u konsiderua i tepruar.

Drejtori sportiv Max Eberl deklaroi:

“Dy ndeshje do të ishin ndëshkim i mjaftueshëm. Tre ndeshje janë të tepërta.”

Ndërsa CEO Jan-Christian Dreesen shtoi:

“Ishte faull i rëndë, por jo akt dhune.”

Bayern tashmë e ka ndier mungesën e sulmuesit kolumbian, duke humbur 1-3 ndaj Arsenalit. Ekipi do të përballet me Sporting Lisbonën javën e ardhshme dhe më pas me Union Saint-Gilloise më 21 janar, ndërsa vazhdon të presë vendimin final të UEFA-s.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related