Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu landfillin e Bushatit në Shkodër, duke e cilësuar situatën si një “krim të rëndë mjedisor”.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha publikoi pamje nga flakët që kanë përfshirë mbetjet në landfill, ndërsa theksoi se tymi i dendur ka mbuluar zonën përreth dhe qytetin e Shkodrës.
Sipas tij, situata paraqet rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve, duke ngritur shqetësime për menaxhimin e mbetjeve dhe masat e marra nga autoritetet.
Reagimi i Berishës vjen në një kohë kur forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa mbetet ende rreziku i riaktivizimit të vatrave të zjarrit në landfill.
