Sali Berisha me studentët e Sciences Po: “Shqipëria e ka vendin në BE”, korrupsioni mbetet pengesa kryesore për integrimin

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me studentë të Sciences Po, ku në fokus të diskutimit ishin korrupsioni, ekonomia dhe integrimi europian i Shqipërisë.

Gjatë bashkëbisedimit, ai theksoi se Shqipëria e ka të ardhmen në Bashkimin Evropian, por sipas tij korrupsioni mbetet pengesa kryesore që po ngadalëson këtë proces. Berisha u shpreh se lufta ndaj këtij fenomeni kërkon reforma strukturore, duke përfshirë uljen e barrës administrative, reduktimin e taksave dhe përdorimin e teknologjisë për rritjen e transparencës në prokurimet publike.

Ai kritikoi gjithashtu praktikat aktuale në tendera, duke argumentuar se ato dekurajojnë pjesëmarrjen e kompanive europiane dhe bien ndesh me parimet e tregut të përbashkët dhe shtetit të së drejtës. Sipas tij, pa këto standarde nuk mund të ketë integrim real në Bashkimin Evropian.

Në lidhje me zhvillimet rajonale, Berisha kundërshtoi idenë e një “integrimi të diferencuar”, duke komentuar qëndrime të përbashkëta të Edi Rama dhe Aleksandar Vučić, ndërsa theksoi se alternativa e vetme mbetet anëtarësimi i plotë në BE.

Ai kërkoi gjithashtu më shumë transparencë dhe hetim për çështjet me interes publik, si dhe vlerësim më të madh për figura historike si Havzi Nela, duke e lidhur këtë me rëndësinë e kujtesës historike në procesin e integrimit europian.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related