Sali Berisha përgjegjës kryesor për “21 janarin”, ja si rihetimi i dosjes nga SPAK do ta çojë drejt prangave ish-kryeministrin, flasin Fatos Klosi, Idajet Beqiri, Frrok Çupi dhe Petro Koçi

Data

Apeli për një hetim të plotë dhe të gjithanshëm të vrasjes së 4 protestuesve në bulevard është kthyer në refrenin e çdo përvjetori të 21 janarit 2011. Por nëse deri më dje ishte utopi, tashmë mundësia ligjore për rihapje të çështjes dhe shkuarja e “21 janarit” në duart e prokurorëve të SPAK tashmë është fakt. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë vendosi që hetimet për “21 janarin” të zhvillohen nga SPAK. Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e Raimonda Nikës, bashkëshortes së viktimës Aleks Nika, duke vendosur që dosja për “21 janarin” të hetohet nga Prokuroria e Posaçme dhe jo nga Prokuroria e Tiranës ku dosja ndodhet aktualisht. Mirëpo ky vendim duket se tashmë ka hapur një debat të gjerë, ndërkohë që shumica e qytetarëve tashmë i kanë sytë nga drejtësia e re për të parë se çfarë do të prodhojë rihetimi i masakrës së “21 Janarit”. Disa nga zërat që kanë komentuar këtë ngjarje janë ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi; deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, analisti i njohur, Frrok Çupi dhe avokati i spikatur, Idajet Beqiri. Ky i fundit që është edhe avokat i familjarëve të viktimave të “21 Janarit”, sëbashku me zotërinjtë Çupi, Klosi dhe Koçi shprehin bindjen se Sali Berisha është përgjegjës kryesor për “21 janarin” dhe sipas tyre, rihetimi i dosjes nga SPAK do të çojë drejt prangave ish-kryeministrin. Më poshtë po pasqyrojmë qëndrimet e katër personaliteteve për dosjen e “21 Janarit”.

Fatos Klosi

Nëse do sigurisht që mund të arrijë. Ajo ngjarje është trajtuar dhe më herët dhe janë dënuar disa njerëz që janë të dorës së dytë, ata njerëz nuk kanë gjuajtur me vullnetin e vet. Ata e dinë që arma nuk përdoret në turma. Kam qenë vet në Bulevard dhe pak metra pas meje u vra njëri nga ata 4 peronat dhe e pash që ato armë u përdoren që Berisha të tregojë se ishte ai që e bënte zap këtë vend. Është një ngjarje e vështirë për tu hetuar sepse kanë qenë kryeministri i implikuar, u zhdukën provat e Kryeministrisë. Një hap i parë u bë, Basha tha unë skam dhënë urdhra kurrë, kështu që kush mbetet që të jap urdhra të tillë. Ai e kaloi topin tek Berisha. E kaloi se është armik  me të apo se shpëtoj veten, këto mund të thotë ai. SPAK duhet që të ndjek linjën e zinxhirit komandues. Basha e kishte herën e parë që dha një sqarim për 21 janarin, edhe pse në atë kohë ishte ministër e kam parë ishte në tarracën e kryeministrisë dhe po shihte me dylbi. Berisha u mburr tha unë jam brenda atje, pastaj për çadrat pistoletë. Për mua është përgjegjësi e Berishës dhe nuk guxonte njeri që të dilte mbi të, çdo gjë është bërë me urdhra verbal. Kanë kaluar shumë vite, por nuk e pengon daljen e të vërtetës, janë zhdukur shumë fakte, po ata që janë përgjegjës për këtë punë i dinë këto gjëra. Janë aq shumë çështje në kurrizin e tij sa i dal është nga politika. Ai është i izoluar dhe në këto dy vite ka treguar se po lufton për veten dhe për familjen e tij. Shqetësimi më i madh janë fëmijët e tij, ai nuk ka asnjë meritë. Ai ka meritën që krijoi një sistem politik konfliktual që nuk ë në asnjë nga vendet  e lindjes që pozita dhe opozita të kacafyten në parlament ashtu si kanë bërë kohët e fundit. Ai krijoi një sistem politik konfliktual.

Frrok Çupi

Lajmi që erdhi nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, u duk se solli vetë Aleksin e gjallë. Gjykatat e vendit nuk kishin guxuar kurrë të jepnin drejtësi. Gjykata e Europës i kërkon shtetit shqiptar që gjejë vrasësit e ‘djalit, burrit dhe babait’ që u vra nga qeveria duke protestuar për Drejtësi. Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”; bashkë me 3 të tjerë u shënuan 4 dëshmorë që ‘askush nuk i deshi, përveç familjeve të mbetura gjallë’. Në radhë të parë morën mbi vete urrejtjen post- vdekje nga nënkryeministri i kohës, Ilir Meta. Nënkryeministri ishte kapur duke vjedhur para të gjithëve 700 mijë euro nga fondi publik dhe me një bllok ‘të zi’ ku shënoheshin shumat e ardhshme dhe armiqtë që do të eliminoheshin. Meta i kapërceu ‘shtatë malet’ dhe u bë president i Republikës, por Aleksi dhe 3 të tjerët nuk mundën të lëvizin më nga aty ku ranë. Së dyti, Aleksi mori mallkimin e gjykatësve dhe të gjykatave: Ata që u paguan për të mos dhënë drejtësi ata u lutën për ‘humbjen’ e Aleksit.  Të tjerët, të pazotë për të mallkuar autorin e vjedhjes, mallkuan fatin pse nuk ishin ata që të përzgjidheshin si ‘të afërm të fajtorit’.  Të gjithë gjykatësit e kanë mallkuar. Aleks Nika u kthye në ‘hije të Bankos pas Makbethit’: O unë mbi varr e ju të shkoni, o nuk ka rrugë tjetër. Mallkimin më të egër kundër të vrarëve e lëshoi kryeministri i 21 Janarit, Sali Berisha. Edhe sikur njëmijë herë t’i jepet rasti, do të bënte të njëjtën gjë që bëri në 21 Janar, deklaroi shpejt. Berisha fshehu provat e krimit të vrasjes nga qeveria, sulmoi prokurorin dhe policinë, çmontoi serverët dhe regjistrimet me vrasjen… Nga zyra e tij kishte vendosur katër armë snajper, gishtin e vet në shtjekëz; ‘njërin prej tyre në kokën e kryetarit të opozitës PS’. E Drejta u varros në të tilla zgavra, saqë kurrë nuk do të shfaqej ‘Konstandini’. “Ç’është ky dhè që ke mbi shpatulla, vëlla’, e pyeti motra Doruntina? “Pluhur i rrugës, motër!’, tha dhe kalëroi për të mbajtur besën para nënës. Tani drejtësia për Aleks Nikën ka marrë peshën e Besës. Pse, vallë, vdekja e Aleksit u jep shpresë të gjallëve kur fiton Drejtësia? Drejtësia edhe pas vdekjes ka fuqinë që të na kthejë drejt të shkuarës ku janë fshehur krimet. Vendi ynë kishte fatin e keq që ia falsifikuan Demokracinë dhe të Drejtën, në vend të saj i ofruan korrupsion e vrasje. Madje lëshuan fjalë se ‘Drejtësia nuk shikon nga krimet pas’. Në këtë rrugë nuk do të ishin zbuluar as Berisha, as Meta… Drejtësia pas vdekjes i jep viktimës dinjitetin e merituar. Shikoni sot portretin e familjarëve të Aleksit?! Reflektohet më shumë hapësirë dhe shpresë. Qeveria që e vrau, e quajti Aleksin herë ‘protestues i paligjshëm’, herë ‘shkelës i perimetrit të godinës’, herë ‘i vrarë me stilolapsin e shokut’. Ndërsa tani, veç disa orë pas Drejtësisë së Strasburgut, Aleksi ngrihet më lart se vetë shteti që e vrau. A do të dënohen fajtorët?  Nëse nuk do të dënoheshin, shoqëria nuk kishte më ku të dilte. Dënimi i autorëve i jep rrugë paqes mes nesh, të gjithëve- mes nesh. Me Aleksin mund të nisë ripajtimi ynë.

Idajet Beqiri

Gjithë natën kamerat u kopjuan dhe u fshinë të gjitha. Kur shkuan prokurorët ishin fshirë. Ai mendoi se i fshiu. Nuk po bëj ndonjë teori konspirative por ato pamje u kopjuan nga një dorë dhe ajo i ka ende në dorë sot. Një nga ato duart i dha “non-grata”-n nga SHBA. Ndryshe SHBA nuk e shpallte non-grata nëse nuk do e kishte parë atë video. Ato kamera ekzistojnë dhe ajo provë është në duar të sigurta. Berisha komprometoi mjekët që raportin ta bënin në përputhje me deklaratat e tij. Urdhëroi të mos ekzekutoheshin urdhër-arrestet për gardistët të cilët edhe i dekoroi.  Gardistët janë mbajtur brenda kryeministrisë 72 orë, aty hanin pinin e flinin duke u përpunuar, duke u thënë çfarë do thonë kur të thirreshin në prokurori. Me provat që janë në dosje e kemi të qartë se ishte një vrasje e paramenduar. Për këtë i kishte marrë të gjitha llojet e masave ish-kryeministri i vendit dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i tij në atë situatë ishte Ilir Meta. Nuk ka qenë  vetëm Berisha në këtë punë. Për 21 janarin këta të 2 kanë rolin primar. Ilir Meta bashkë me Berishën të dy me paramendim urdhëruan të ekzekutoheshin protestuesit. Dëshmitari kryesor është Lulzim Basha i cili mesa duket nuk ka rol në këto vrasje por ka dijeni, ka fshehur gjurmët e krimit, duhet të flasë e nëse nuk do flasë do jetë bashkëpunëtor i këtyre të dyve. Provat më të forta i ka dhënë vetë Berisha. Këto vrasje do bëheshin për të mbajtur pushtetin me dhunë dhe për të justifikuar vjedhjet në zgjedhjet 2009 dhe 2011. Në një situatë të tillë ajo qeveri kishte rënë dhe ai për ta mbajtur me dhunë pushtetin dhe t’i frikësonte shqiptarët që mos të ngriheshin në protesta, urdhëroi vrasjet që mos të mbusheshin më sheshet.

Petro Koçi

Një nga arsye që kjo çështje i kaloi SPAK, sepse niveli i Prokurorisë dhe Gjykatës e ka pasur të vështirë t’u afrohej këtyre titullarëve të pushtetit politik. Në gjykimin tim dhe duke llogaritur ca kemi përvojë nga procese gjyqësore, SPAK është i detyruar të regjistrojë çështjen dhe të nisë hetime. Sali Berisha si këto dëshmitë e Bashës i ka dhënë pafund, ai e ka marrë përsipër përgjegjësinë, ai nuk thotë jam fajtor. Është përpjekur të manipulojë ngjarjen, për të deformuar, ka thënë që vrasjet janë nga afër. Janë në lojë dhe mjekët e PD në spital dhe fshirja e severit. Ajo që është më flagrantja dhe i vuri shkelmin shtetit ligjor ishte ndalimi i dërgimit në Prokurori të gjithë zinxhirit të njerëzve që kishin përgjegjësi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related