Avokati i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar intervistën e dhënë për televizionin italian “RAI 3” para pak ditësh nga ish-kryeministri Sali Berisha në banesën e tij, ndonëse prej dhjetorit të vitit të kaluar ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Në një intervistë për gazetën “SOT”, avokat Beqiri thotë se ajo intervistë është në shkelje flagrante ku si të tillë tregon qartë se vendi ynë ndodhet i pushtuar nga pangjashmëria dhe trajtohet me dy standarde duke lejuar politikanët të vjedhin e bëjnë korrupsion në mes të ditës. Gjithashtu, avokati ka tronditur me deklaratat e forta që ka lëshuar ndaj Sali Berishës dhe kreut të PL-së, Ilir Meta ku thotë se gjithmonë i kanë shërbyer Serbisë. Madje ai thekson se ka dijeni për një vizitë të Metës të zhvilluar “kokë më kokë” me politikanin serb, Goran Svilanovic, ku mori nga ai 2 valixhe diplomatike e i dhuroi dhe Sali Berishës, që ky i fundit të kyç gojë për floririn e vjedhur nga të dy në Kërrabë.
– Avokat Beqiri, si i shikoni sulmet e vazhdueshme të Ilir Metës ndaj SPAK dhe përçarjet me Monika Kryemadhin?
Sulme do të ketë do të bëj se është njeriu më i korruptuar i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk ka njeri më të korruptuar se Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe familjet e tyre. Në çdo vend e privatizim që është bërë është dora hajdute e Sali Berishës, Argita Berishësh, Shkëlzen Berishës, Liri Berishës dhe e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit dhe banditëve që i rrethojnë e që i kanë bërë dhe deputet dhe tani dalin nëpër studio të ndryshme që të mbrojnë këto kriminelë, e quajnë burgosje politike. Ilir Meta tani po linçohet në momentin që po forcon PL, Shpk-në e hajdutëve që ka mbledhur një bandë hajdutësh me Gurën, Cakën, me Xhixhon. Shqiptarëve iu erren sytë kur shohin Xhixhon sepse e dinë se çfarë krimesh e korrupsion të jashtëzakonshëm ka bërë babai i saj, Pirro kur ishte në ministrinë e telekomunikacionit, çfarë bëri me Telecom-in dhe çfarë bëri me impulset dhe çfarë shoqërie ngriti me gruan e atij që më pas e mori Ilir Meta këshilltar vetëm për hajdutëria. Ilir Meta është në hall të madh sepse po i shtrëngohet laku, po i shtrëngohet ngadalë. I thonë indirekt, se kush ia thotë indirekt, shqiptarët vënë pikëpyetje të rënda dhe për vetë SPAK, pasi i thonë që fshiji ca se ke shumë, shpërndaji ca se ke shumë. Po fillon t’i shpërndajë për të humbur gjurmët, po shpërndan nëpër duar se ka shumë pasuri.
– Mendoni se Iliri do të ndahet edhe fizikisht me Monika Kryemadhin, përtej asaj politikisht?
Ato janë të ndarë edhe fizikisht, Ilir Meta ka ikur nga shtëpia se ka hallin të ruaj pasuritë. Ilir Meta tani thotë të shpëtojë sa të shpëtojë, i janë numëruar tani të gjitha aferat dhe shqiptarët tani do ia numërojnë të gjitha. Shkoni në Shkodër, kompleksi që është në Velipojë me 315 euro një natë, me 300 shezlonë, me 50 mijë metër katrorë, mendoni se me të vërtetë është i atij që figuron atje, se të mos ia përmend emrin unë. ‘Grand Hotel’ në Shkodër është i Ilir Metës. Shkodra ia ka thënë dhe SPAK-ut këtë gjë, ia ka thënë nëpërmjet prokurorit të SPAK-ut, Behar Dibra. Dhe ai kallëzon krimin dhe e dinë këtë fakt. Nuk numërohen, janë me miliarda e miliarda dollarë.
Debatet që z.Meta ka patur me zj. Kryemadhi i shikoni si të vërteta apo për çështje pasurie?
Janë teatër e marrëzira që nuk i beson kush. I bën të tërheq vëmendjen e dalin tani mbështetësit që i ka paguar me dollarë e rubla ruse e dalin e thonë e bën për sport, sportist ka qenë e ngjitet majë më majë, e bën si i çmendur por nuk është i tillë. Kësaj i thonë kërcet prifti nga belaja. Ai tani t’i dorëzohet drejtësisë dhe t’i tregojë pasuritë e vjedhura, se në varr nuk do i marrë po do i lënë ose në Kongo o do i lërë në bankat e Zvicrës se nuk i merr dot ose në bankat e Qipros ose në Angli bashkë me asetet që ka bërë nuk do i marr dot.
– Ndërkohë ka një debat edhe sa i takon intervistës së Sali Berishës dhënë për “RAI 3”. A konsiderohet shkelje apo jo?
Jemi në shkelje flagrante të ligjit, një shkelje e cila po tregon se ky vend është i pushtuar nga paligjshmëria, jemi përsëri te dy standardet që tjetër ligj kemi për popullin dhe tjetër ligj për politikanët që po na mbajnë ende të pushtuar nga krimi, korrupsioni, pandëshkueshmëria, vjedhjet e grabitjet në mes të ditës dhe na vrasin kur iu do qejfi. Jemi në një situatë që populli është i shokuar. Këto politikanë vazhdojnë të sundojnë dhe bandat e tyre kriminale, ne nuk kemi mjete t’i zhdukim. Berisha dhe pse në masën e arrestit shtëpiak, mban fjalime, komunikon, u jep mesazhe dëshmitarëve që t’ia fshehin provat, krimet, u jep mesazhe prokurorëve e gjykatësve që unë do t’ju zhduk se do të vij përsëri në pushtet, jeni kriminelë e banditë. Iu jep kurajo kriminelëve e bashkëpunëtorëve të krimit duke iu thënë që jam gjallë, nuk kam vdekur, e mos çani kokën se nuk iu bëjnë asgjë, kur nuk më bëjnë dot as mua. Shkon dhe futet si pa gjë të keqe një grup xhirimi, një grup anti-shqiptarë i blerë me armiq të betuar të Shqipërisë dhe shqiptarëve, për të vjell vrer ndaj tyre dhe për të bërë Shqipërinë dhe shqiptarët zhele me qëllim për të qenë mbi ne Serbia, shërbëtor i të cilit është ai i cili jep intervista dhe për llogari të saj bën këto krime e poshtërsia dhe kur vjen problemi SPAK nuk mban qëndrime dhe pse ai në dritë dielli ka kryer masën e arrestit. Derisa ka thyer masën e arrestit, Berisha duhet t’i nënshtrohet ligjit. Fakti që SPAK nuk e çon në burg, domethenë që SPAK e kemi ende foshnje, me pafuqi, një krijesë shumë fraxhile të cilën po e ruajmë ta rrisim e ta rrisim që të mos i japin ndonjë goditje dhe më të rëndë e të na e varrosin. Po u varros SPAK, po e mori goditjen e të bjeri në tokë, atëherë këtë vend e merr lumi. Serbët e Tiranës nga 92’-shi po e sundojnë me vjedhje e grabitje, pastaj ky vend do bëhet i pajtueshëm edhe fizikisht. SPAK duhet të jetë në lartësinë e detyrës dhe të ligjit, të mos iu hap më shteg këtyre. Çfarë të presim më ne nga këto njerëz të bëjnë propagandë, pasi Saliu dhe Ilir Meta i shërbejnë Serbisë, janë dy elementët më të rrezikshëm të kombit shqiptar që na kanë bërë dëme të jashtëzakonshme. Na e shkrinë Shqipërinë, edhe shtetin na e kanë rrëzuar kushedi sa herë. Ne s’kemi më pasuri kombëtarë, na e morën këto e na e bënë rrush e kumbulla e bëjnë si t’ju dojë qejfi këtyre. Iu bëj thirrje atyre që kanë qenë në delegacion në vitin 2002 kur Ilir Metën shkoi si ministër i Jashtëm në Serbi dhe takoi Goranin. A ka bërë vaki ndonjëherë në ndonjë vend që pasi mbaron shërbimin delegacioni t’i shkëputet ekipit dhe të thotë ikni ku të doni dhe vetë takohet mbi 2 orë ‘kokë më kokë’ me Goran Svilanovi?. Shkoi me dy duar në xhepa në takim dhe doli nga zyra e tij me dy valixhe diplomatike, një për Saliun e një për vete. Dhe sa vjen këtu në Shqipëri, Saliu e ndaloi luftën që po bënte kundër Ilirit për floririn e Kërrabës dhe që i bënte akuzat nga më të fortat, iu zu goja Saliut e nuk foli më, nga ajo ditë e deri më sot për floririn e Kërrabës që vodhi bashkë me Ilir Metën. Dhe themi do bëhet Shqipëria, ku bëhet Shqipëria kur ish-presidentët i ke patur tradhtarë e spiun të Serbisë.
– Emisioni i RAI3, për intervistën e Berishës kishte dritëhije apo iu duk korrekt?
Gjithë përmbajtja e intervistës së dhënë nga Berisha nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë, se ne jetojmë këtu dhe ne po e shikojnë çdo ditë se cila është Shqipëria e shqiptarët. Shqipëria dhe shqiptarët e sotëm nuk mund të krahasohen me Shqipërinë e Saliut dhe Ilir Metës. Çdo fije korrupsioni e shpreh, jo nuk e shpreh pasi është jashtëzakonisht e vështirë kur ndërton një regjim të korruptuar dhe e mban për 30 vite nën këtë trysni dhe kur nuk të prek ligji asgjëkundi dhe i jep vetes të drejtën të fusësh duart ku të dojë qefi në xhepat e shqiptarëve, është shumë e vështirë pastaj që t’i presësh këto duar menjëherë. Burgjet me këto të sotmit janë plot, por ne nuk e krijuar SPAK-un për këto të sotmit se nuk e dinte që këto të sotmit do të vidhnin, por e krijuar për këto krimet e shëmtuara që na rrëzuan shtetin për 30 vjet me këto afera të jashtëzakonshme dhe me krime të jashtëzakonshme që bëri Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ne për këto e ngritëm SPAK-un. Ishte njësoj si në luftën e Kosovës, që u ngrit Gjykata e Posaçme për krimet që u bënë në luftë jo për pas lufte, ashtu u ngrit edhe SPAK-u për ato krime që i bërë këto që rrëzuan Shqipërinë. Në një Shqipëri me mijëra turistë, me një stabilitet, me një emër të jashtëzakonshëm në rang ndërkombëtar, me një Shqipëri që drejton Këshillin e Sigurimit me një kompetencë e OSBE-në, një Shqipëri e tillë nuk duhet tani të ngelet peng dhe RAI3 në interesat e veta të Italisë, sepse e majta nuk do Melonin pasi është armike e Melonit, e konsideron fashiste e po t’i bie më qafë Shqipërisë. Kjo sjellje nuk tregon as një fqinjësi të mirë por është një maskarallëk. Për 5 vota të qelbura të Parlamentit Evropian duan ta bëjnë Shqipërinë zhele me lloj lloj krimineli si Becheti, i cili është dënuar në Shqipëri sepse erdhi si fashist, na mori dhe na degjeneroi lumin e Vjosës në Kalivaç, na degjeneroi nga të gjitha anët e tjera, na mori dhe gjithë ato euro me palaçollëqet e tij se dinë si ta shfrytëzojnë lekun për arbitrazhet dhe i dha atë gjobë që se meritonte Shqipëria dhe shqiptarët. E tani të marrim në kurriz dhe një dokumentar të tillë që është turpi i tyre, jo i joni. Shqipëria është diametralisht e kundërt me ato maskarallëqe që u afruan atyre Becheti, Berisha, Ilir Meta e lloj-lloj sorollop kriminelësh serbo file, ruse file e greko fil siç janë këta.
