Sali Berisha: Avokat Sokol Mëngjesi u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës, qëllimi ishte eliminimi i tij

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi dje nga banesa ky qëndron i izoluara, se sulmi brutal ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është bërë me inkurajimin e Edi Ramës. “Miqtë e mi, Sokol Mëngjesin, një grup i strukturuar kriminal e sulmoi për ta eliminuar fizikisht. Në fakt ai është në gjendje serioze sonte. Dhe ai sulm me objekte të hekurta, i organizuar nga një bandë me mbështetje, nuk kishte qëllim tjetër veçse eliminimin e tij. Menjëherë pas atentatit ndaj tij në mediat e qeverisë u përhapën lajmet, mashtrimet më të mëdha. Fillimisht se ishte një zënkë e çastit, më pas se ishte çështje prone dhe së fundmi një çështje gjyqi. Unë u them ju një gjë, që është një goditje e mirëfillte politike. Sepse Sokol Mëngjesi po të kishte qenë avokat i Edi Ramës apo Belinda Ballukut, nuk do e kishte prekur njeri me dorë. Por Sokol Mëngjesi, pavarësisht nga preteksti, u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës, Taulant Ballës, mbështetësve kryesorë të krimit në Shqipëri”, deklaroi ai. Më tej Berisha e cilësoi avokatin Sokol Mëngjesin si një luftëtar i të vërtetës. “Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju demokrateve dhe demokratëve të pamposhtur, qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionarëve të vërtetë të kauzës tonë të madhe. Të dashur miq, sot krimi i mbështetur, i mbrojtur, i fuqizuar nga qeveria e krimit, goditi një prind tek dërgonte fëmijën në kopsht. Goditi një akademik, profesor. Goditi një qytetar me integritet. Një njeri të virtytshëm, një shërbëtor të shkëlqyer të qytetarëve të vendit. Goditi profesor Sokol Mëngjesin. Të dashur miq, Sokol Mëngjesi është nga ata intelektualë që studioi jashtë, por u kthye t’i shërbejë vendit të vet dhe qytetarëve të tij. T’u shërbejë atyre me dinjitet. Ai është një personalitet në botën akademike shqiptare. Një specialist i shquar në fushën e tij. Por ai është një luftëtar i të vërtetës dhe ai pagoi sot betejën e tij për të vërtetën, për ligjin, për të drejtën”, nënvizoi Berisha dje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related