Këshilltari amerikan i PD, Chris LaCivita, së bashku me kreun e PD, Sali Berisha ishin të ftuar në një emision televiziv.
LaCivita foli për non gratën e Berishës, komunikimet me DASH dhe për kryeministrin, ku për këtë të fundit tha se nuk punon me ‘socialistët, komunistët, si Edi Rama’. Po ashtu ai zbuloi nëse Sali Berisha do të udhëtojë drejt SHBA-së.
Pyetjes nëse është mësuar me këtë lloj kundërshtari (Rama), ai u përgjigj duke thënë “Jam mësuar të merrem me kundërshtarë të paqëndrueshëm dhe Edi Rama është i tillë. Fushata s’ka të bëjë me mua, por me 12 vjeçarin e tij të fundit si kryeministër”.
