“Sa para kam unë?”/ Sali Berisha ‘zbardh’ llogaritë e tij bankare

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha, aktualisht kreu i Partisë Demokratike, ishte i pranishëm këtë të enjte në emisionin “Quo Vadis”, ku diskutoi akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij, të cilat lidhen me pasurinë e tij. Berisha theksoi se ai dhe bashkëshortja e tij kanë vetëm 100 mijë euro në bankë, duke e konsideruar këtë një provë të pastërtisë së tyre financiare.

Ai gjithashtu theksoi se kanë vetëm 40 metra katror më shumë pronë se sa kishin në kohën e diktaturës, duke sugjeruar se akuzat janë të pabazuara dhe kanë një natyrë politike. Berisha shprehu besimin se hetimet janë të motivuara nga një agjendë politike për ta diskredituar atë dhe partinë e tij.

Fjalimi i plotë:

“Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij disponojnë 100 mijë euro dhe një apartament 40 metra katror më të amdh se ai që kanë patur në diktaturë. Nuk ka përfituar kurrë asgjë më shumë,. Familjarët e tij kanë të ardhura krejtësisht të ligjshme dhe të gjitha transparente. Edi rama me mercenarët e drejtësisë, përdorin si akzuë për fakte për korrupsion pasiv, dokumenta të bëra publike, të deklaruara nga vajza imë për kujdes shëndetësor apo pushiem që kemi kaluar sëbashku, apo pagesa bamirësie që Jamarbër Malltezi dhe Ragita Malltezi kanë bërë për tre familje në nevojë për fëmijë autikë, për tu trajtuar në qendër e autizmit, e ngritur dhe e drejtuar nga Argita berisha, pa asnjë qindarkë shpërblim. Këto ishin faktet e një grupi amorlal njerëzish. Siç e sheh, kjo bën krenar të gjithë ata që shkojnë në parlamentin europian”, tha Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related