Rusia u ndalon hyrjen në vend 227 zyrtarëve amerikanë, zbulohet arsyeja

Data

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se ka vendosur ndalesë për hyrjen në vend ndaj 227 zyrtarëve amerikanë.

Në një deklaratë nga ministria thuhet se SHBA-ja ka zgjeruar vazhdimisht sanksionet e saj kundër Rusisë.

Më tej në deklaratë bëhet e ditur se 227 zyrtarëve amerikanë iu ndalua hyrja në Rusi si nevojë e reciprocitetit dhe se në mesin e këtyre personave ka diplomatë, biznesmenë, gazetarë dhe akademikë që kanë zhvilluar aktivitete armiqësore ndaj Rusisë.

Në listën ku ndodhen personat ndaj të cilëve zbatohet ndalesa e hyrjes në Rusi, ka edhe emra të tillë si zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ish-ambasadori amerikan në Moskë, John Sullivan.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related