Gjatë protestës së zhvilluar kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pjesëmarrësit shfaqën pankarta me mesazhe kritike dhe ironike ndaj qeverisë, duke iu referuar dokumentit politik “Besa”, të prezantuar së fundmi nga kryeministri.
Një prej pankartave mbante mesazhin: “Belinda ka një hall me SPAK. Na duhet edhe një herë me dhënë ‘Besën’”, duke iu referuar hetimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Pankarta të tjera përmbanin mesazhe kritike ndaj qeverisë, mes tyre edhe slogani: “Besa pa besë, qeverisje pa shpresë”, në lidhje me dokumentin politik të prezantuar nga kryeministri.
Protesta u zhvillua në kuadër të tubimeve që opozita dhe qytetarë pjesëmarrës kanë organizuar gjatë javëve të fundit, ku janë paraqitur kërkesa dhe kritika ndaj qeverisë.
Mesazhet e shfaqura në pankarta përfaqësojnë qëndrimet e protestuesve dhe nuk përbëjnë fakte të verifikuara. Deri në publikimin e këtij materiali, nuk ka pasur një reagim nga Kryeministria ose zëvendëskryeministrja Belinda Balluku lidhur me këto mesazhe.
