“Rrini në radhë si gjithë të tjerët”/ Braçe shpërthen për trafikun: Arrogancë shtetërore në mes të Tiranës

Data

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së zyrtarëve shtetërorë në trafikun e Tiranës, duke publikuar një video nga rrugët e kryeqytetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe denoncon faktin se, mes trafikut të rënduar, zyrtarë të ndryshëm shmangin radhën dhe kalojnë përpara qytetarëve me ndihmën e policisë. Sipas tij, kjo sjellje është e paligjshme dhe përbën një akt arrogance ndaj qytetarëve që presin me orë të tëra në trafik.

Deputeti thekson se futja “brutale” në mes të radhës nuk ka asnjë justifikim ligjor dhe krijon irritim, padrejtësi dhe ndjenjë pabarazie mes qytetarëve.

“Rrini në radhë si gjithë të tjerët. Çfarë është kjo arrogancë?”, është mesazhi i drejtpërdrejtë i Braçes, i cili kërkon që ligji dhe rregullat e qarkullimit të zbatohen njësoj për të gjithë, pa përjashtime për pushtetin.

Reagimi i tij ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë shprehur mbështetje për kritikat ndaj privilegjeve në trafik dhe përdorimit të policisë për kalime preferenciale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related