“O qorre nuk sheh?”/ Si nisi sherri banal mes dy motrave dhe efektives pranë komisariatit në Tiranë

Data

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur pranë Komisariatit nr.3 në Tiranë, ku dy motra përfunduan në pranga pasi dhunuan një efektive policie.

Sipas informacioneve, konfliktin e nisi një situatë krejtësisht banale. Efektivja, agjente krimesh, ishte e veshur civile dhe po kalonte rrugën për t’u futur në komisariat, kur dy motrat po lëviznin me makinë në të njëjtën zonë. Në atë moment, ato nisën ta ofendojnë verbalisht, duke e akuzuar se nuk po shikonte nga po kalonte.

“O qorre nuk sheh ti kur kalojmë ne?”, mësohet se i kanë thënë motrat efektives.

Pas shkëmbimit të parë verbal, motrat parkuan makinën dhe i zunë pritë efektives pak metra para hyrjes së komisariatit. Policja i paralajmëroi që të ndalonin, duke u treguar se ishte punonjëse policie, por ato nuk e besuan dhe vijuan me fyerje.

“Kë gënjen ti?”, dyshohet se i janë drejtuar efektives.

Situata agravoi shpejt, duke kaluar nga fjalët në dhunë fizike ndaj punonjëses së policisë. Vetëm ndërhyrja e menjëhershme e efektivëve të Komisariatit nr.3 bëri të mundur ndalimin e konfliktit dhe shoqërimin e dy motrave, të cilat u arrestuan në flagrancë.

Ngjarja po hetohet nga autoritetet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive penale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related