Protesta e 35-të kombëtare në Tiranë vijoi me një marshim në rrugët e kryeqytetit, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur kërkesat e tyre ndaj qeverisë.
Gjatë marshimit, një pjesë e protestuesve ndezën flakadanë, ndërsa atmosfera u shoqërua me flamuj kombëtarë, blicat e telefonave celularë dhe brohoritje si “Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama jep dorëheqjen”.
Pjesëmarrësit deklaruan se protesta kishte karakter paqësor dhe ritheksuan se kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në drejtimin politik të vendit.
Në tubim morën pjesë edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan marshimit në mbështetje të protestës. Manifestimi vijoi në rrugët e Tiranës nën masa sigurie dhe me pjesëmarrjen e qytetarëve nga zona të ndryshme të vendit.
