Rreziku i përmbytjeve në Fier/ Vjosa në kuota normale, lumi Seman mbetet kërcënues

Data

Situata në qarkun e Fierit vijon të monitorohet nga autoritetet vendore, ndërsa lumi Seman paraqet ende rrezik për zonat e banimit dhe tokat bujqësore për shkak të prurjeve të larta.

Sipas të dhënave më të fundit, lumi Vjosa ndodhet në kuota normale dhe me tendencë të lehtë rënieje, ndërsa Seman vijon të ketë nivel të lartë uji përgjatë argjinaturave në bashkitë Lushnje, Roskovec, Patos dhe Fier. Brenda argjinaturave raportohen rreth 100 hektarë tokë bujqësore të përmbytura, si dhe dëmtime në kasolle bagëtish dhe oborre banesash në zonat Mbrostar dhe Petov.

Rreziku për zonat e banuara nuk është eliminuar ende në fshatrat Beline, Kallm, Mbrostar, Mujalli, Gercalli dhe Petov. Ndërkohë, lumi Shkumbin është tërhequr brenda shtratit dhe nuk paraqet rrezik aktual.

Infrastruktura kritike, rrugët kombëtare e rurale janë të kalueshme normalisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm vijon pa ndërprerje. Hidrovoret dhe strukturat e emergjencës mbeten në gatishmëri të plotë, ndërsa banorët këshillohen të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të tregojnë kujdes të shtuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related