Roberto Carlos pëson atak në zemër, legjenda e futbollit brazilian i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Data

Ish-futbollisti i njohur i Real Madridit dhe legjenda e futbollit brazilian, Roberto Carlos, është transportuar me urgjencë në spital pasi ka pësuar një atak në zemër, teksa ndodhej në Brazil.

Sipas informacioneve, Roberto Carlos ka ndier shqetësime shëndetësore ndërsa ishte së bashku me bashkëshorten dhe një nga fëmijët e tij. Ai u dërgua menjëherë në një spital në São Paulo, ku mjekët konstatuan se kishte pësuar infarkt të miokardit.

Ish-lojtari iu nënshtrua një ndërhyrjeje të menjëhershme kirurgjikale. Operacioni, i cili fillimisht ishte planifikuar të zgjaste rreth 40 minuta, u zgjat për afro tre orë për shkak të një komplikacioni të shfaqur gjatë procedurës.

Sipas burimeve mjekësore, Roberto Carlos ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por po qëndron i shtruar në spital nën mbikëqyrje të rreptë, për stabilizim dhe kontrolle të mëtejshme. Gjendja e tij shëndetësore po monitorohet vazhdimisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related