Amerikanët mobilizojnë Gjykatën Speciale, ambasadorja e SHBA takon gjyqtarin që “groposi” Beqajn, pritet goditje për…

Data

Një furtunë politike po zë vend në korridoret e pushtetit, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se ka ndezur motorët për të çmontuar pandëshkueshmërinë në nivelet më të larta të politikës shqiptare. Ditën e djeshme e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kreun e Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Erjon Bani. Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada e SHBA zbuloi se diplomatja VanHorn ka kërkuar nga gjyqtarët e GJKKO-së, që të mos bie pre e presioneve të politikës dhe të vijojë punën të pa shqetësuar, për të dhënë drejtësi dhe rikthyer besimin e qytetarëve.

“E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua me ushtruesin e detyrës së Kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Erjon Bani për të riafirmuar angazhimin e SHBA për të mbështetur luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ata diskutuan rolin kritik të gjykatës në sigurimin e drejtësisë, dhënien fund të mosndëshkimit dhe forcimin e besimit publik, si dhe mundësitë për bashkëpunim të vazhdueshëm për të mbështetur drejtësinë, pavarësinë dhe integritetin në vendimet gjyqësore”, thuhet në postimin në “X” të Ambasadës së SHBA në Tiranë

Prapaskena e takimit “kokë më kokë”

Por vizita e ambasadores Nancy VanHorn në Gjykatën e Posaçme dhe takimi i saj me gjyqtarin special, Erjon Bani, që groposi politikisht ish-ministrin Ilir Beqaj, ka ndezur alarmin në mazhorancë. Burime të brendshme flasin për një skenar, ku emrat më të mëdhenj të politikës pritet të përballen me drejtësinë. Takimi mes diplomates amerikane dhe kryetarit në detyrë të GJKKO-së nuk është parë thjesht si një vizitë kortezie. Pavarësisht deklaratave të rezervuara, burime për gazetën “SOT” thonë se tematika ishte e qartë: Shtimi i presionit ndaj atyre që qëndrojnë pas aferave më të mëdha korruptive.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related