Berisha: Rama ka vetëm një qëllim, të ndezë në Shqipëri flakët e përçarjes me diskriminim krahinor dhe fetar

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur dje para mbështetësve të tij nga ballkoni i banesës ku qëndron i izoluar, ndërsa është ndalur te deklaratat përçarëse të kryeministrit Edi Rama në lidhje me krijimin e “Sovranitetit të Urdhrit Bektashi”. “Në këmbë shqiptarë të mos lejojmë këtë njeri të shkelmojë në këtë mënyrë mbi njerëzit e vuajtur. Të mos lejojmë më këtë njeri të plaçkisë në mënyrë kaq të egër, kaq të pashpirt, kaq të pangopshme! Të ndërtojë rrugët me çmime 10 herë më të larta se Kroacia. Të ndërtojë shkollat me çmime 10 herë më të larta se Europa. Të rrisë çmimet me politikat e tij njëlloj dhe më shumë se në Itali, Greqi, Gjermani, vende me rroga 6, 8 herë më të larta se shqiptarët. U bëj thirrje pensionistëve të bashkohen me ne se këtë që ka bërë Edi Rama, nuk e bënte kurrë një qeveritar, një shtetar i vërtetë. Këtë e bën vetëm një hajdut i pashpirt që vjedhjet ia kanë rrëmbyer shpirtin dhe nuk e kanë lënë më të jetë njeri. Të bashkohemi, t’u japim fund këtyre vuajtjeve, t’i japim fund këtij poshtërimi.

Të ndahemi nga ky armik që ka një qëllim dhe vetëm një qëllim, t’i përziejë shqiptarët, të përçajë shqiptarët, të ndezë në Shqipëri flakët e përçarjes me diskriminim krahinor, fetar dhe të gjithanshëm. Të dashur miq, koha nuk pret, koha na thërret. Të gjithë së bashku, të nisim betejën e pandalshme dhe ju do e shihni se si këta hajdutë do kërkojnë të gjejnë vrimën e miut ku të futen. Nuk ka hajdut trim kurrën e kurrës. Hajduti është hije nate që kërkon të fshihet dhe vetëm të fshihet. Prandaj dhe thirrje guximit tonë, ndërgjegjes tonë, të ngrihemi për të ecur drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, fitores së opozitës. Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë. Ndryshim, ndryshim, ndryshim. O sot, o kurrë! Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore”, deklaroi Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related