Rikthehet kaosi në rrugën Elbasan–Librazhd, moti i keq vështirëson lëvizjen e mjeteve

Data

Kaosi është rikthyer pasditen e sotme në disa segmente të rrugës kombëtare Elbasan–Librazhd, deri në zonën e njohur si Kthesat e Dragostunjës. Prej orës 13:00, fluksi i lartë i automjeteve që lëvizin në të dy drejtimet ka shkaktuar radhë të gjata dhe vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve.

Situata është përkeqësuar ndjeshëm gjatë mesditës, si pasojë e shtimit të trafikut, por edhe për shkak të punimeve që po kryhen për zgjerimin e Korridorit VIII, në segmentin nga Miraka drejt Urës së Murrashit. Këto punime kanë lënë disa pjesë të rrugës në gjendje të amortizuar, me gropa të shumta dhe sipërfaqe të dëmtuar.

Segmentet problematike konsiderohen veçanërisht të rrezikshme për automjetet e vogla, duke detyruar drejtuesit të ulin ndjeshëm shpejtësinë. Kjo ka sjellë ngadalësim të qarkullimit dhe rritje të rrezikut për aksidente rrugore.

Drejtuesit e mjeteve shprehen të shqetësuar për kushtet e rrugës dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për përmirësimin e infrastrukturës, sidomos duke pasur parasysh rëndësinë kombëtare dhe ndërkombëtare të këtij aksi.

Ndërkohë, Policia Rrugore ndodhet në terren për menaxhimin e trafikut dhe u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë segment problematik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related