Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë

Data

Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun e Korçës. Reshjet kanë filluar prej mbrëmjes së djeshme në lartësitë mbi 1200 metra.

Reshjet janë regjistruar ne fshatrat e Dardhës dhe Vithkuqit, ndërsa sipas informacioneve intensiteti i tyre është i ulët.

Borëpastrueset, firmat kontraktore kanë zbritur në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve që janë përfshirë nga reshjet.

Vlerat e temperaturave qëndrojnë në 2 gradë Celsius, ndërsa pritet që dëbora të vijojë edhe gjatë natës. Aktualisht trashësia e dëborës shkon deri në 5 centimetra.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related