Ermali i UKV la vlonjatët 5 ditë pa u larë, me paratë e tyre mori fuoristradë për Gon Papulin

Data

Ermal Murari, drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë, duket se nuk ka pasur mundësi t’u sigurojë ujë në kohë qytetarëve të Vlorës, ndërkohë që lëviz me mjete luksoze të marra me qira nga biznesmenë të njohur. Për pesë ditë me radhë, vlonjatët mbetën pa ujë për t’u larë, ndërsa drejtori i institucionit voziste fuoristrada të marra me para publike.

Problemi i furnizimit me ujë, i justifikuar zyrtarisht me situatën në Saraçinë, u kthye në një krizë të përditshme për qytetarët. Në të njëjtën kohë, një tender i shënuar me “flamur të kuq” për mungesë konkurrence hedh dyshime mbi mënyrën se si shpenzohen fondet publike dhe mbi favorizimet ndaj bizneseve të caktuara.

Bëhet fjalë për një procedurë me vlerë mbi 35 milionë lekë me TVSH, përmes së cilës janë marrë me qira tre fuoristrada nga biznesmenët Gon Papuli dhe Tan Qesko, me para që burojnë nga tarifat e paguara nga qytetarët e Vlorës.

Sipas specifikimeve të tenderit, kërkoheshin:

  • 3 fuoristrada Pick-Up 100% elektrike të vitit 2024
  • Mjete me performancë të lartë dhe emetime zero CO₂
  • Dimensione mbi 5.3 metra gjatësi dhe 1.8 metra lartësi
  • Motor 130 kW (177 kuaj fuqi) dhe bateri litium-jon 80 kWh
  • Autonomi deri në 400 km në qytet dhe 300 km të kombinuar
  • Karikim i shpejtë 20–80% për rreth 50 minuta

Automjetet parashikohen të jenë të pajisura me kambio automatike, kondicioner klimatik, timon multifunksional, 4 airbag për siguri, drita LED, disqe alumini, pasqyra elektrike dhe pedana anësore.

Ndërsa qytetarët përballeshin me mungesë uji për nevojat më bazike, shpenzimet për mjete luksoze me qira kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi prioritetet, transparencën dhe përgjegjshmërinë e drejtimit të Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related