Rihapen pas 10 vitesh bllokim doktoraturat në UT, Duro: Prej 2022 janë regjistruar 528 studentë

Data

Në institucionet e arsimit të lartë janë rihapur doktoraturat, pas bllokimit gati prej 1 dekade të këtij cikli të tretë studimesh.

Që prej 2022 janë 528 të regjistruar pranë Universitetit të Tiranës që duan të thellohen në kërkimin shkencor në kohëzgjatje studimi nga 3 deri në 5 vite.

Çlirim Duro, drejtori i Kurrikulave dhe Sigurisë së Cilësisë tha në një intervistë televizive tha se “për secilin fakultet ne kemi një program doktorature, përshembull në Fakultetin e Drejtësisë me 3 nënfusha; e drejtë civile, e drejtë publike dhe e drejtë penale. Në Fakultetin e Shkencave dhe të Ekonomisë kemi 8-9 fusha”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related