Partizani-Laçi/ Kërkon fitoren në debutim, dy titullarë mbajnë “pezull” Gegën

Data

Skënder Gega është rikthyer te Partizani, duke marrë mbi super përgjegjësinë e “shpëtimit” të këtij sezonit të të kuqve. Një rikthim i bujshëm i 61-vjeçarit, i cili ka një të shkuar të artë në krye të kryeqytetasve, me të cilët fitoi titullin në sezonin 2018-2019.

Tashmë Gega do të debutojë në stolin e “Demave” në aventurën e dytë, ndërsa synon rikthimin te fitorja të Partizanit. Tropojani nuk ka patur shumë kohë në dispozicion për të parë më detajisht ekipin, por 2 ditët e fundit ka zhvilluar stërvitjen.

Por ajo që mban “pezull” formacionin ndaj Laçit, duel që do të luhet ditën e sotme në orën 17:00 në “Arenën e Demave” është Kote dhe Gudjufi.  Lojtarët kanë ende probleme dhe për aktivizimin e tyre do të vendoset vetëm pak para takimit.

Gjasat janë të mëdha që këto 2 futbollistë të mos luajnë, pasi vetëm pak orë na ndajnë nga sfida. Gjithsesi Gega ka “ideuar” formacionin me të cilët mund të luajë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related