“Farsa e 11 Majit po vazhdon”, Alimehmeti denoncon manipulimin e rinumërimit në Tiranë: KAS thelloi vjedhjen e votave

Data

Procesi i rinumërimit të fletëve të votimit të qarkut të Tiranës konsiderohet për Ilir Alimehmetin si vjedhje e dytë e votave.

Në një intervistë televizive, kandidati demokrat për deputet në zgjedhjet e 11 majit shprehu kritika të forta për vendimmarrjen e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili duke mos lejuar hapjen e videove për numërimin e parë, lejoi të ndodhë, sipas tij, vijimin e “farsës së 11 majit”.

“Videot nuk u administruan. E vërteta është në video. Prova është në video. Pra, në metodologji ato rihapin këto prova që tashmë i kishim parë qartë se janë ndryshe nga videot. Duke hapur të njëjtën gjë, do të gjesh po këtë që ke bërë herën e parë dhe herën e dytë. Duke qenë se KAS-i nuk heq dorë nga vjedhjet, mbas farsës që bëri me rinumërimin e 11 Majit shkon dhe e thellon vjedhjen,” u shpreh Alimehmeti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related