Zyrtare/ Xherdan Shaqiri largohet nga përfaqësuesja e Zvicrës

Data

Xherdan Shaqiri është larguar nga përfaqësuesja e Zvicrës. Pasi luajti për disa vite me fanellën helvete, lojtari me origjinë shqiptare ka vendosur tu thotë lamtumirë.

“Shtatë turne, shumë gola, 14 vjet në Kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha që t’i them lamtumirë Kombëtares. Kujtime të mëdha do të mbesin dhe ju them të gjithëve: Faleminderit”, shkroi Shaqiri.

32-vjeçari numëron 125 ndeshje me Zvicrën, në të cilat ka realizuar 32 gola. Nuk mund të lihet pa përmendur goli në këtë Europian ndaj Skocisë, një nga më të bukurit e turneut. Më parë, ai ka qenë pjesë e përfaqësueseve zinxhirë të zviceranëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related