Reshjet përmbytin pallatet në Lezhë, banorët alarm për dëmet

Data

Reshjet e fundit të shiut kanë sjellë sërish përmbytje në bodrumet e pallateve të reja në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe shqetësim për sigurinë e banorëve.

Sipas tyre, situata përsëritet sa herë ka reshje me intensitet të lartë. Uji grumbullohet në zonë dhe përfundon në katet nëndheshme të ndërtesave, duke arritur deri në disa metra lartësi. Banorët raportojnë dëmtime të ashensorëve, bllokim të hyrjeve dhe rrezik për fëmijët për shkak të puseve të hapura dhe ujërave të ndenjura.

Ata fajësojnë mungesën e një sistemi funksional kullimi dhe ndërtimet pa planifikim të qartë për menaxhimin e ujërave. Sipas tyre, zgjidhja kërkon investime serioze në kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, për të shmangur përsëritjen e përmbytjeve në të ardhmen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related