Veteranë dhe përfaqësues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë zhvilluar këtë të premte homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. I pranishëm ishte edhe kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i cili foli para mediave.
Ai u shpreh se këto festa të nëntorit janë të mangëta pa krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët mbahen të arrestuar në Hagë. Gucati uroi festën e Pavarësisë së Shqipërisë teksa theksoi se pret që vitin e ardhshëm të festojë me krerët e UÇK-së.
“Ju urojmë festat e nëntorit, katër festat të cilat janë në këtë muaj. Festa e vitit 1944 ngritja e flamurit në Krujë nga Skënderbeu, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari më 1955 dhe dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne edhe një herë ju urojmë të gjithë qytetarëve të Kosovës, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve këto festa të nëntorit.
