RENEA dhe FNSH bastisje në banesa në Pogradec, sekuestrohen @rmë dhe para! Shoqërohen 14 persona

Data

Detaje të reja dalin nga operacioni i RENEA, FNSH dhe forcave Shqiponja në Pogradec, ku mësohet se janë shoqërua 14 persona.

Raportohet se gjatë operacioni është sekuestruar një shumë prej 100 mijë euro.

Operacioni, sipas burimeve është zhvilluar për drogë, armë dhe kapje të personave në kërkim

Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetëra kontrolle, ndërsa janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash, si edhe lëndë narkotike.

RENEA ka rrethuar banesën të kërkuarit Erjon Llapushi dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të shtëpisë së tij

renea operacion pogradec (6)

Kush është Erjon Llapushi 

Erjon Llapushi është autori i krimit të rëndë në ndodhur më 2 tetor në një lokal në Elbasan, ku ai vrau për një tavolinë  kamerierin Gazment Kurmaku.

Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku, e kërcënoi me një thikë dhe më pas e vrau.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Luan Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar shokun e tij apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis.

Më 17 korrik të 2024, Prokuroria e Elbasanit kërkoi 20 vite burg në total për Llapushin për veprën penale “vrasje me dashje”.

Gjithashtu Erjon Llapushi ka qenë i dënuar për dy akuza të tjera, atë të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve dhe municionit”.

Llapushi njihet si person mjaft problematik dhe shqetësues për Policinë e Korçës dhe Pogradecit, për shkak të konflikteve dhe përplasjeve të zakonshme të tij me persona të ndryshëm.

renea operacion pogradec (5)renea operacion pogradec (3)renea operacion pogradec (4)

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related