Aktivistja e njohur, Evi Kokalari, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëron lajme “bombastike” nga drejtësia për Edi Ramën. Në një reagim në rrjetin e saj social “Facebook”, ajo zbulon se do të bëjë kallëzim zyrtar në Prokurorinë e Posaçme për kryeministrin për aferën e ishullit të Sazanit. Sipas Kokalarit, kjo është vjedhje e hapur e territorit shqiptar dhe premtimi i saj është se Rama do të përfundojë pas hekurave.
“Siç e kam thënë më parë, do bëj kallëzim zyrtar në SPAK për aprovimin e ishullin të Sazanit. Kjo është vjedhje e hapur e territorit shqiptar dhe ju premtoj, Edi Rama do përfundoj në arrest për këtë korrupsion te pastër”, u shpreh Kokalari. Kujtojmë se këtë kallëzim penal Kokalari e paralajmëroi para disa javësh, ku tha se nëse Rama firmos për këtë ishull dhe këtë projekt, personalisht do të bëjë kallëzim penal. “Kam provuar çdo metodë për të ndaluar aferën korruptive të ishullit të Sazanit, dhe me të drejtë, nuk dua që Edi Rama të abuzojë me pronën shtetërore për blerje favoresh politike. Si e tillë, po them publikisht që: Nëse Edi Rama firmos për këtë ishull dhe këtë projekt, Jared Kushnerit apo kujtdo tjetër të lidhur direkt apo indirekt me të, personalisht do të bëj kallëzim në SPAK për Edi Ramën dhe qeverinë e tij
ashmë, jam në gjendje të provoj me fakte që ky proces nuk ka qenë aspak transparent dhe këtu ka shpërdorim dhe abuzim total të pushtetit. Si kujtesë, Senati Amerikan po investigon të njëjtën aferë dhe ja u garantoj, SPAK do të bëjë detyrën e saj njësoj si Senati, nëse bëhet kallëzim dhe i bashkëngjiten faktet e duhura. Publikisht i kërkoj Edi Ramës të mos e aprovojë këtë investim. Sazani ka një pozicion super strategjik dhe mbart shumë histori për popullin tonë. Do të ishte një nga mëkatet më të mëdha të abuzohet me këtë ishull, sidomos për përfitimet momentale të një qeverie të caktuar”, tha Kokalari
