Policia Rrugore ka arrestuar dy shtetas në Tiranë. Në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet A. Sh., 33 vjeç dhe A. T., 24 vjeç. 33-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë arrest në shtëpi duke dalë nga banesa dhe duke lëvizur me mjet në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor. Ai u konstatua për mosrregullim shpejtësie. Edhe 24-vjeçari u kap duke lëvizur me shpejtësi të lartë. Të dy shtetasit kanë tentuar të korruptojnë efektivët duke iu ofruar para ryshfet.
Njoftimi i Policisë Rrugore Tiranë:
Shkon në 40 numri i shtetasve të arrestuar për korrupsion aktiv ndaj punonjësve të Policisë Rrugore, mbetur në tentativë. Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 2 shtetas, përkatësisht shtetasi me iniciale A. Sh., 33 vjeç, i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie dhe mbas verifikimit rezultoi me masën “Arrest në shtëpi”, si dhe shtetasi A. T., 24 vjeç, i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie.
Të kapur në shkelje, këta shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit, ryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin aktiv punonjësve të Policisë.
Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet, në 112.
