Rezoluat/ Si po rikuperon PD me aleatët e saj ndërkombëtarë

Data

Deri pak kohë më parë PD i kishte pothuajse të mbyllura dyert e organizatave ku aderonte së bashu me paritë e saj simotra të së djathtës, të cilat nuk dinin nëse do i mbanin marëdhëniet me fraksionin e Bashës, që njihej zyrtarisht në Shqipëri, apo me shumicën berishiste.

Por, vetëm javët e fundit ajo ka arritur ti imponojë atyre rezoluta ku partia republikane e Trump në SHBA, ajo konservatore britanike, CDU-ja gjermane, apo “Sëbashku” e presidentit Macron, kanë ngritur dorën për të denoncuar gjendjen e demokracisë në Shqipëri.

Një gjë e tillë nuk u bë e mundur vetëm falë bashkimit përfundimtar të partisë opozitare rreth figurës kontroverse të Berishës, por mbi të gjitha falë ashpërsimit të autokracisë shqiptare dhe rritjes së numrit të burgosjeve politike në vend.

Këtë fundjave IDU, (Unioni Internacional Demokratik) i përbërë nga 84 organizata nga 65 shtete të botës ka miratiar një dokument ku denoncohet “persekutimi politik kundër udhëheqësve të opozitës”, dhe “sigurimi i një mjedisi të drejtë dhe të hapur për fushata pa frikë nga ndjekjet politike”.

Në 6 dhjetor në Uashington partitë pjesmarrësë të kësaj organizate miratuan rezolutën ku theksohet se në “12 vite qeverisje socialiste në Shqipëri, kanë përqendruar pushtetin në duart e një personi, duke i reduktuar zgjedhjet në një fasadë. Liderët e opozitës, deputetët dhe zyrtarët vendorë përballen me persekutim politik, burgosje dhe kërcënime, njëjtë si regjimet autoritare në Bjellorusi dhe Tunizi”. Ata aprovuan tekstin e paraqitur nga PD-ja ku vërehej se “lidhjet mes krimit të organizuar dhe drejtuesve të Partisë Socialiste, të zbuluara nga autoritetet belge, janë alarmante. Kartelët e drogës shfrytëzojnë Shqipërinë për pastrim parash, duke ndërlidhur shtetin me grupet kriminale. Përgjimet zbulojnë bashkëpunimin midis zyrtarëve të qeverisë dhe rrjeteve kriminale për të manipuluar zgjedhjet, emërimet në postet kyçe dhe frikësuar votuesit”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related