E rëndë/ 4-vjeçarja rrëzohet mes shkallëve elektrike në një qendër tregtare, dërgohet në spital

Data

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:15 në një qendër tregtare në Tiranë, ku një vajzë e mitur aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të.

Sipas policisë, 4-vjeçarja ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kontrollin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related