Vjosa Osmani mbështet operacionin amerikan kundër Iranit

Data

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar mbështetje për sulmet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, duke theksuar se “ka ardhur ora e lirisë për popullin e Iranit”.

Në një reagim publik, ajo theksoi se Kosova qëndron e palëkundur përkrah SHBA-së dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

Osmani dënoi sulmet e regjimit iranian ndaj aleatëve në Lindjen e Mesme dhe shtoi se Kosova do të vazhdojë të mbështesë veprimet e ndërmarra nga SHBA-ja dhe partnerët e saj për t’i dhënë fund, sipas saj, kërcënimeve të regjimit iranian.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related