Skandal në Greqi: Shqiptari në kërkim për abuzim ndaj 25-vjeçares me aftësi të kufizuara

Data

Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet greke, pasi akuzohet për abuzim seksual ndaj një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara në zonën e Kypselit, në Athinë. Sipas mediave vendase, ai dyshohet gjithashtu se ka tentuar të ngacmojë edhe motrën binjake të saj.

Denoncimi është bërë nga nëna e vajzave, e cila pretendon se ka parë pamje nga kamerat e sigurisë brenda banesës. Pasi konstatoi ngjarjen, ajo ka ndjekur të dyshuarin, por ai arriti të largohej para mbërritjes së policisë.

Sipas raportimeve, i dyshuari jetonte në të njëjtën zonë dhe kishte kontakt me familjen. Dy të rejat janë dërguar në spital për ekzaminime mjekësore, ndërsa nëna e tyre ka dhënë dëshmi në polici.

Autoritetet greke vijojnë kërkimet për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related