Indrit Sefa: Përfshirja e PD-së dëmtoi protestën, Rama tashmë e ka të qartë strategjinë

Data

Avokati Indrit Sefa u shpreh se përfshirja e Partisë Demokratike ka ndikuar negativisht në protestën qytetare, duke argumentuar se në fazën e saj të parë ajo kishte një karakter më gjithëpërfshirës dhe përfaqësonte shqetësimet e qytetarëve.

I ftuar në një studio televizive, Sefa deklaroi se protesta fillimisht ishte tërheqëse dhe autentike, pasi, sipas tij, njerëzit e shihnin veten të përfaqësuar në kërkesat dhe mesazhet e saj.

“Ditët e para protesta ishte shumë e bukur dhe tërheqëse. Qytetarët e panin veten pjesë të saj dhe ndjenin se aty po përcillej edhe halli i tyre. Më pas, kur protesta mori drejtim politik, u dëmtua thelbi i saj,” u shpreh ai.

Sipas avokatit, në fazën fillestare qeveria hasi vështirësi për t’iu përgjigjur protestës, por më pas, me ndryshimin e dinamikës së saj, kryeministri Edi Rama arriti të përcaktojë strategjinë e reagimit.

Sefa shtoi se mungesa e një drejtuesi të vetëm ishte një nga elementët që e bënte protestën më të fortë dhe më të vështirë për t’u përballuar, ndërsa theksoi se pankartat dhe ironia e përdorur nga të rinjtë ishin ndër format më efektive të shprehjes së pakënaqësisë qytetare.

Ai kritikoi gjithashtu përfshirjen e opozitës në protestë, duke u shprehur se, sipas tij, lëvizja qytetare duhej të vazhdonte rrugëtimin e saj pa u politizuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related