Rama pritet me protestë në Düsseldorf, shqiptarë të diasporës kërkojnë dorëheqjen e tij

Data

Kryeministri Edi Rama është pritur me një protestë në Düsseldorf të Gjermanisë, ku ndodhet për një takim me kryeministrin e landit të Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst.

Gjatë mbërritjes së tij, një grup qytetarësh shqiptarë të diasporës u mblodhën pranë vendit të takimit me flamuj kombëtarë dhe pankarta, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj politikave të qeverisë, duke deklaruar se ligje të caktuara favorizojnë privatizimin e pasurive publike. Ata gjithashtu përsëritën thirrjet për largimin e Ramës, në përputhje me protestat që po zhvillohen prej disa javësh në Tiranë.

Kjo është hera e dytë gjatë javëve të fundit që kryeministri përballet me protesta nga shqiptarët e diasporës gjatë një vizite jashtë vendit. Më herët, një protestë e ngjashme u zhvillua edhe në Basel të Zvicrës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related