Gazetari Flogert Muça ka komentuar qëndrimin publik të Belinda Ballukut, e cila ndodhet nën hetim nga SPAK, duke e cilësuar heshtjen e saj si pjesë të një strategjie të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
Sipas Muçës, vendimi që Balluku të mos dalë në deklarata publike nuk është rastësor, por një qasje e koordinuar komunikimi për shkak të hetimit në vijim. Ai theksoi se kjo strategji lidhet edhe me lëvizjet politike dhe ligjore të ndërmarra në këtë periudhë.
Gazetari shtoi se kryeministri, sipas tij, ka vënë re një qasje më të ashpër nga SPAK dhe për këtë arsye ka nisur të ndërmarrë masa mbrojtëse në planin politik, përfshirë edhe diskutimet mbi ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.
Megjithatë, Muça u shpreh se nuk beson se brenda qeverisë ka figura që mund të ushtrojnë presion ndaj kryeministrit, duke theksuar se pushteti i tij është i konsoliduar.
