Rama pret urimet/ Ambasada e SHBA i sjell mesazhin e prokurores Pam Bondi

Data

Kryeministri Edi Rama është në pritje të një urimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rezultatin e 11 majit, por në vend të kësaj, nga ambasada amerikane në Tiranë ka mbërritur një tjetër mesazh, i sigluar nga Prokurorja e Përgjithshme e SHBA, Pam Bondi. Përmes emisarit të saj Stephen Fields, Prokurorja e Përgjithshme e SHBA i kujton qeverisë se duhet të luftojë “kartelet”, “krimin e organizuar ndërkombëtar” dhe “emigracionit të paligjshëm”

Fields, shkruhet në njoftimin e ambasadës “përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm”. Me pak fjalë, jo licensa të hoteleve luksoze për trafikantët e Durrësit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related