Aulon Kalaja konteston rezultatin e zgjedhjeve në Durrës: Do t’i kërkoj KQZ-së pamjet filmike

Data

Kandidati i PD në listën e hapur për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ka deklaruar se do t’i shkojë deri në fund betejës për votën

Kalaja tha se ka kërkuar në KQZ pamjet filmike të votimit edhe për subjektet politike dhe për kandidatët, pasi dëshiron ta shohë që në start procesin e numërimit.

Gjithashtu, Kalaja tha se megjithëse të shtunën KQZ do të shpallë tabelën përmbledhëse të rezultatit të votimit për qarkun e Durrësit, kjo nuk do ta pengojë atë që përmes një shkrese të firmosur nga subjekti i tij politik, të kërkojë rinumërimin e kutive të votimit nëse do të evidentohen parregullsi në proces.

Jam i pari që kam depozituar 2 kërkesa në KQZ, pamjet filmike dhe rinumërim të kutive, fillimisht në Krujë dhe Durrës.

Kam bërë dhe një seancë në KAS. Unë kam ndenjur 9 ditë duke parë nga afër numërimin deri dhe votën e Diasporës. Kam parë numërues duke fjetur në shkallë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related