“Rama në rreth të kuq” – Berisha paralajmëron: Më 24 janar tregojmë forcën e opozitës

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar detaje mbi mënyrën se si do të zhvillohet protesta e opozitës më 24 janar. I ftuar në një emision televiziv, Berisha deklaroi se protesta do të jetë një shfaqje force dhe kreativiteti nga ana e opozitës, ndërsa paralajmëroi se kryeministri Edi Rama nuk do të guxojë të qëndrojë në Kryeministri.

Sipas Berishës, presioni ndaj qeverisë është rritur ndjeshëm dhe Rama ndodhet tashmë “në rreth të kuq” jo vetëm brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se protesta e së shtunës do të tregojë fuqinë e qytetarëve dhe vendosmërinë e opozitës përballë asaj që e cilësoi si përdorim politik të drejtësisë.

“Më 24 janar do të tregojmë forcën dhe kreativitetin e opozitës. Rama le të qëndrojë, po të dojë. Populli ka fuqi,” u shpreh Berisha, duke e cilësuar këtë protestë si një moment kyç për përballjen politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related