“Rama mendon se çdo njeri ka një çmim”, Vokshi sulmon ata që presin ‘pas gardhit’: PD nuk është bashkim interesash, por familje e vlerave dhe qëndresës

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka përcjellë një mesazh të fortë politik nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, duke theksuar se demokratët i kanë rezistuar presioneve, goditjeve dhe përpjekjeve për t’i thyer gjatë viteve të fundit.

Në fjalën e saj, Vokshi deklaroi se pushteti ka menduar se gjithçka blihet, por sipas saj demokratët kanë dëshmuar se ka njerëz që nuk kanë çmim dhe që zgjedhin dinjitetin përballë interesave personale. Ajo kritikoi edhe ata që, sipas saj, qëndrojnë në pritje “pas gardhit” dhe aktivizohen vetëm kur u leverdis politikisht.

“PD nuk mund të jetë bashkim interesash apo axhendash personale. Ajo duhet të jetë një familje e madhe që gjen forcë te njëri-tjetri dhe bashkohet përballë çdo sfide”, u shpreh Vokshi.

Deputetja demokrate theksoi se ripërtëritja e partisë nuk lidhet me moshën apo brezat, por me rikthimin e vlerave që, sipas saj, kanë mbajtur gjallë Partinë Demokratike që nga themelimi: qëndresa, guximi, solidariteti dhe shërbimi ndaj qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related