Sa i përket penalltisë së humbur të Manajt, trajneri brazilian theksoi se ishte që i kishte dhënë përgjegjësinë sulmuesit lushnjar për të goditur.
“Bëmë një paraqitje të mirë sipas meje. Nuk jam i lumtur me rezultatin, por me mënyrën si u përfaqësuam. Në pjesën e parë ishim më mirë, në pjesën e dytë u hap pak skuadra. Por ishte një përfaqësim dinjitoz.
Ky është futbolli, jam i zhgënjyer për rezultatin, por jam gjithë krenar për lojtarët e mijë. Janë momentet e caktuara që vendosin ndeshjen.
Penalltia gjithmonë është diçka e vështirë. Ishte zgjedhja ime dhe penalltia. Provuam në stërvitje, me Asllanin, Uzunin, Bajramin, Asanin, por në fund vendosëm për Manajn. Kjo ishte zgjedhja ime.
